Bota

Qeni u fut në karantinë, OBSH: Koronavirusi nuk mund të infektojë kafshët, ja si shpjegohet rasti në Hong Kong!

3 Mars 2020, 12:03 Nga DOSJA
Qeni u fut në karantinë, OBSH: Koronavirusi nuk mund të

HONG KONG- Një javë më parë më parë Hong Kongu regjistroi edhe rastin e parë të një qeni që u fut në karantinë për shkak se kishte rezultuar pozitiv nga koronavirusi.

Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, jo të gjithë e besuan, pasi e kishin të pamundur të konceptonin se edhe qentë mund të infektohen nga ky virus vdekjeprurës.

Ndërkohë së fundmi ekspertët e mjekësisë kanë rënë dakord pas disa studimeve se qentë nuk mund të preken nga koronavirusi.

Por si shpjegohet rasti që një qen u rezultoi me test pozitiv në Hong Kong?

Kujtojmë që një javë më parë departamenti i Hong Kongut për agrikulturën, peshkimin dhe konservimin tha që pjesë të marra nga goja dhe hunda e qenit për biopsi u testuan pozitive, por të dobëta për koronavirusin.

Prandaj edhe nga ekspertët u tha se ky është rasti i vetëm i këtij lloji, duke qenë se nga rasti i qenit në Hong Kong, nuk janë parë më raste të tjera në vendet ku është përhapur koronavirusi.

Megjithatë qeni që është futur në karantinë, po trajtohet siç duhet dhe po i bëhen vazhdimisht testime, kanë shkuar mediat e huaja.

E nga ana tjetër OBSH dhe AFCD deklarojnë se nuk ka asnjë provë që mbështet teorinë që qentë apo macet mund të preken nga Koronavirusi.

Ndërkohë të gjithë pronarët e kafshëve po i mbajnë me maska, pasi edhe nga OBSH është mësuar se higjiena është parësorja.

Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3115 viktima dhe afro 100 mijë njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 52 viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar, por në 24 orët e fundit ka shënuar një ulje të rasteve të reja nga virusi. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin, në Kinë së fundmi ka vdekur edhe një mjek, ndërsa rastet po shtohen shumë edhe në SHBA, ku Trump po merr masa të forta. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar.

Burimi: cnn

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hong kong koronavirusi infekton qenin koronavirusi në kinë hong kong koronavirusi infekton qenin koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll