Bota

Sierra Leone notë verbale Kosovës: Njohja e pavarësisë nga ne ishte e parakohshme

3 Mars 2020, 13:26 Nga DOSJA
Sierra Leone notë verbale Kosovës: Njohja e pavarësisë nga

KOSOVË- Presidenca e Sierra Leones, ka reaguar për lajmet që kanë qarkulluar sot pas deklaratës së ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, i cili tha se ky shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës. Në deklaratën e Presidencës së Sierra Leones, nuk përmendet ‘çnjohje’, dhe po ashtu një dokument zyrtar nuk ka mbërritur as në zyrën e Glauk Konjufcës.

Bashkë me Ministren e Jashtme të Sierra Leones, Nabeela Tunis, Presidenti ka folur me diplomatin serb të cilit I ka thënë se Serbia ka lidhje të gjata me shtetin tonë, dhe se ato do të vazhdojnë edhe më tej përmes konsultimeve në mes dy ministrive”, thuhet në këtë dokument. Më tej shtohet se “qeveria e Sierra Leone-s e ka konsideruar qëndrimin që çfarë do njohje që ka ndodhur në lidhje me pavarësinë e Kosovës ishte e parakohshme, duke pasur parasysh dialogun në vazhdim”.

Ministri i Jashtëm i Serbisë ka njoftuar se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e Kosovës si shtetit i Pavarur, duke treguar se fushata e nisur më herët kundër Kosovës po ijon. Ivica Daçiç për agjencinë e lajmeve Tanjug në Serbi, nga Sierra Lione ku ndodhet për një vizitë zyrtare në këtë shtet, tha se është firmosur tërheqja e njohjes së pavarësisë. Për ketë ka reaguar dhe Glauk Konjufca, i cili tha se ende nuk ka asnjë zyrtare. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni fushata kunder njohjeve te kosoves glauk konjufca sierra leone fushata kunder njohjeve te kosoves glauk konjufca sierra leone

Sondazh

Poll