Bota

Serbia vijon fushatën kundër Kosovës, Daçiç: Sierra Leone firmosi tërheqjen e njohjes së Kosovës

3 Mars 2020, 07:48 Nga DOSJA
Serbia vijon fushatën kundër Kosovës, Daçiç: Sierra

SERBI- Kryeministri i Kosovës pak ditë më parë njoftoi heqjen pjesore të taksës duke i dhënë mundësi Serbisë dhe ndërkombëtarëve që të ndalnin tërheqjen e njohjeve. Por sot ministri i Jashtëm i Serbisë ka njoftuar se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e Kosovës si shtetit i Pavarur, duke treguar se fushata e nisur më herët kundër Kosovës po ijon.

Ivica Daçiç për agjencinë e lajmeve Tanjug në Serbi, nga Sierra Lione ku ndodhet për një vizitë zyrtare në këtë shtet, tha se është firmosur tërheqja e njohjes së pavarësisë.

Sierra Leone, shtet i Afrikës Perëndimore konsiderohet si vendi i 18-të që e tërheq njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni fushata kunder njohjeve te kosoves ivica dacic konflikti kosove-serbi fushata kunder njohjeve te kosoves ivica dacic konflikti kosove-serbi

Sondazh

Poll