Bota

Nënshkruhet protokolli, Maqedonia bëhet pjesë e NATO-s

6 Shkurt 2019, 10:49 Nga DOSJA
Nënshkruhet protokolli, Maqedonia bëhet pjesë e NATO-s

BRUKSEL- Anëtarët e NATO-s kanë nënshkruarprotokollin që i jep mundësinë Maqedonisë t’i bashkohet aleancës brenda vitit të ardhshëm.

NATO hapi dyert për Maqedoninë këtë të mërkurë duke nënshkruar një protokoll që e bën Maqedoninë anëtaren e 30-të të aleancës së Atlantikut të Veriut.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se kjo është një ditë historike.

“Sot është një ditë historike. Të gjithë anëtarët e NATO-s kanë firmosur një marrëveshje e cila jep më shumë siguri dhe prosperitet për rajonin. Jam duke pritur ditën kur të 30 flamujt do të valëviten jashtë godinës së NATO.”-shkruan Stoltenberg në Twitter.

Aprovimi i anëtarësimit të Maqedonisë vjen pas marrëveshjes së Prespës. “Marrëveshja e Prespës” ka hyrë tashmë në fuqi dhe Maqedonia quhet “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Marrëveshja u arrit mes kryeministrit grek Aleksis Tsipras dhe tij maqedonas, Zoran Zaev. Ata nënshkruan një marrëveshje që u firmos në brigjet e liqenit të Prespës. Kjo marrëveshje, jep mundësi për të zgjidhur konfliktet shumëvjeçare mes Greqisë dhe Maqedonisë, për çështjen e emrit të Maqedonisë.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

rajoni rajoni maqedonia ne nato republika e maqedonisë së veriut maqedonia ne nato republika e maqedonisë së veriut

Sondazh

Poll