Bota

Armët bërthamore, Trump takim me Kim Jong-un në fund të shkurtit

6 Shkurt 2019, 06:38 Nga DOSJA
Armët bërthamore, Trump takim me Kim Jong-un në fund të

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar së fundmi se do të zhvillohet një samit i dytë me udhëheqësin e Koresë së Veriut këtë muaj.

Presidenti tha në fjalimin e tij  prej 82 minutash, të martën në mbrëmje se do të takonte Kim Jong-un në Vietnam në datat 27-28 shkurt. “Shumë punë mbetet për t’u bërë por marrëdhënia ime me Kim Jong-un është e mirë.”, u shpreh ai. 

Takimi i Trump dhe Kim në qershorin e kaluar në Singapor ishte i pari midis një presidenti të SHBA-së dhe një udhëheqësi të Koresë së Veriut.

Ndërkohë që Pyongyang nuk ka kryer asnjë test raketash atomike apo balistike që nga vera e kaluar por ende nuk ka pranuar të shpërbëjë programin e saj të armëve bërthamore.

Qëllimi i takimit të Trump do të jetë tërheqja e premtimeve të Kim Jong-un për raketat bërthamore. 

Burimi: BBC 

J.V/Dosja.al

 

 

 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

bota bota armët bërthamore donald trump kim jong un takimi trump-kim armët bërthamore donald trump kim jong un takimi trump-kim

Sondazh

Poll