Bota

Histori frymëzimi/ Lindi 25 javësh, vogëlushi Mikey Barone sfidon mjekët

5 Shkurt 2019, 19:44 Nga DOSJA
Histori frymëzimi/ Lindi 25 javësh, vogëlushi Mikey Barone sfidon

Mikey më në fund do të jetë në gjendje të jetojë botën jashtë inkubatorit spitalor. Ai ka lindur në 5 korrik 2017 por deri më tani nuk kishte dal kurrë nga spitali. I vogli nga Buffalo, Nju Jork lindi para kohe, vetëm 25 javësh. Një fëmijë i mrekullueshëm i lindur në madhësinë e një “kukulle të vogël” nuk mund të dilte nga spitali për shkak të problemeve me organizmin.

Mikey kishte nevojë për aparat frymëmarrjeje për ta mbajtur atë gjallë. Prindërit e tij Kristina, 40 vjeç dhe Michael, 37 vjeç, u shkatërruan kur zbuluan se zonja Barone kishte presion të lartë të gjakut, ç’ka e detyronte atë të kryente një lindje të parakohshme. Por problemet filluan pas lindjes. Mjekët nuk besonin se femija do të mbjetonte dhe kishin sugjeruar disa herë që tubat e oksigjenit të shkëputeshin, vec kësaj kostot e opracioneve të cilat femija duhet të kryente ishin shumë të larta.

Çifti Barone ende nuk e di a do mundet siguracioni i tyre të mbulojë shpenzime të tilla. Zonja Barone – e cila kujdeset për djalin e saj – tha:

“Kur Mikey lindi, ai ishte sa një kukull, shumë i vogël, ai dukej aq i dobët me një trup të vogël dhe një kokë të madhe. Ne patëm shumë takime ku mjekët na thanë se ai do të kishte një cilësi të keqe jete për shkak të mushkërive”

Mikey, i cili vuan nga çrregullimi pulmonar kronik obstruktiv dhe dobësia e mureve të rrugëve të frymëmarrjes pasi doli jashtë rrezikut për jetën u kthye në shtëpi. Qëndresa e tij nën praninë e mjekëve zgjati 545 dite, ditë të cilat ndoshta Mikey-t nuk do ti kujtohen por prindërit është e sigurtë që nuk do t’I harrojnë kurrë.

Ndërkohë që prindërit e Mikey presin faturën e plotë të spitalit, cifti Barone është ndihmuar nga ‘’Sweet Buffalo’’ një faqe internet që boton histori frymëzuese, duke mbledhur fonde. Edhe pse fondet kanë një rendësi të madhe për familjen ata ndihen shumë të mbështetur moralisht. Në pak kohë Mikey u bë jo vëtëm ‘’superstar’’ por dhe motivim dhe histori frymëzimi për shumë banorë të New York-ut.

(s.a/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

bota bota histori frymezimi kristina barone michael barone mikey barone vogelushi sfidon mjeket histori frymezimi kristina barone michael barone mikey barone vogelushi sfidon mjeket

Sondazh

Poll