Bota

Dhunohet memoriali i Karl Marx, hetuesit: Vandalët donin t’i zhduknin emrin

5 Shkurt 2019, 20:56 Nga DOSJA
Dhunohet memoriali i Karl Marx, hetuesit: Vandalët donin t’i zhduknin

Memoriali i filozofit Karl Marx nuk do të jetë më i njëjtë. Ai ka rënë pre e një sulmi pak ditë më parë, teksa një person ende i paidentifikuar ka dëmtuar një pllakë mermeri që ishte marrë nga varri original i Marxit që u bë në vitin 1883.

“The Guardian” shkruan se monumenti i ndërtuar në vitin 1954 dyshohet se është dëmtuar me një çekiç dhe janë dëmtuar pikërisht shkronjat e emrit të filozofit të njohur.

Të hënën pasdite policia ka mbërritur në vendgnjarje dhe ka anlizuar sulmin e ndodhur. Sipas zyrtarëve nuk është dëmtuar asnjë monument tjetër dhe dyshohet se ky ka qenë specifikisht një sulm kundrejt Karl Marx. “Qëllimi ka qenë të zhdukin emrin e filozofit dhe gazetarit të mirënjohur,”– u shprehën oficerët për “The Guardian”.

Më tej ata e cilësuan edhe si një protestë politike lidhur me filozofinë marksiste. Aktualisht hetimet janë mbyllur por ende nuk ka një emër që të akuzohet për këtë dëm të bërë.

Ndërkohë ende nuk është vlerësuar kostoja e dëmit. “Unë shpresoj se do të jemi në gjendje të marrim një konservator guri të specializuar për të konsoliduar mermer të bardhë dhe pastaj të rregullojmë shkrimin, në mënyrë që ky monument të mos shihet si ‘i plagosur’,”– tha njëri nga oficerët.

Kush është Karl Marx dhe filozofia marksiste?

Karl Heinrich Marks lindi më 5 maj të vitit 1818 në Trier, Gjermani dhe vdiq më 14 mars të vitit 1883 në Londër. Ishte një filozof, ekonomist politik dhe organizues revolucionar i Shoqatës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Ndërsa Marks merrej me një gamë të gjerë problemesh, puna e tij më e famshme analizon historinë e luftës së klasave, e përmbledhur në linjën e parë të Manifestit Komunist: “Historia e gjithë shoqërisë ekzistuese është historia e luftës së klasave.”

Marks mbahet mend per filozofinë marksiste që konsiston në fuqinë punëtore. Marksi argumentonte se është natyra njerëzore që çon në transformimin e natyrës dhe ai e quante këtë proces transformimi “punë” dhe kapacitetin për të transformuar natyrën “fuqi punëtore”. Sipas Marksit, ky është një kapacitet natyror i aktivitetit fizik, por është shumë i lidhur me mendjen njerëzore dhe imagjinatën.

(f.m/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

bota bota dhunohet memoriali i karl marx dhunohet varri i folozofit filozofia marksiste karl marx dhunohet memoriali i karl marx dhunohet varri i folozofit filozofia marksiste karl marx

Sondazh

Poll