Bota

Era e re e armëve bërthamore, ish-ministri gjerman Sigmar: Europa të marrë në dorë situatën

5 Shkurt 2019, 19:32 Nga DOSJA
Era e re e armëve bërthamore, ish-ministri gjerman Sigmar: Europa

“Europa zyrtarisht e rrezikuar për mbijetesë. Evropa po hyn në një periudhë potencalisht të rrezikshme,”- kështu e nis shkrimin e tij ish-ministri gjerman Gabriel Sigmar. Në një artikull për “Project Syndicate”, Sigmar shprehet se me përfundimin e traktatit të armëve Bërthamore të Shtresës së mesme mes SHBA-ve dhe Rusi-së, Europa duhet ta marr në dorë situatën.

Ai vijon më tej duke sqaruar se Europa duhet të sigurojë mjaftueshëm fuqi për të aplikuar një lloj frenimi në garën e re të armëve bërthamore dhe të fitojë kohë për negociata në një kohë kur Mbretëria e Bashkuar po largohet nga Be.

Vazhdimi i shkrimit të Gabriel Sigmar

Por sa e gatshme është ajo për tu përballur me presione të tilla, nderkohë që po i lëkunden themelet e politikave të brendëshme? A ka mjaftueshëm fuqi Europa që të aplikoj një lloj frenimi në garën e re të armëve bërthamore dhe të fitoj kohë për negociata, në një kohë kur Mbretëria e Bashkuar po largohet nga Be?

Përpos gjithë problematikave Europa duhet të luajë një rol shumë aktiv në debatin për armët bërthamore. Arsenali i pakontrolluar i armëve bërthamore në superfuqit e mëdha si SHBA dhe Rusi u jep të drejtë dhe vendeve te vogla të krijojnë të tilla asete. Për shkak të efektit që ato po japin sidomos në Lindjen e Mesme vendet duhet jo vetëm të mos i përhapin por njëkohësisht t’i nënshtrohen kontrollit dhe verifikimit.

Nëse SHBA-të dhe Rusia do të angazhohen në ndërtimin e armëve bërthamore, forcat më të vogla do të ndjekin shembullin e tyre. Por Gjermania dhe Evropa janë me rëndësi dytësore për dy superfuqitë bërthamore. Nga perspektiva e SHBA-se dhe Rusisë, një erë e re e armëve bërthamore në Evropë do të përfaqësonte dëme pa shumë rëndësi.

Por për Evropën, ajo mund të sjellë ëndrrat e një politike të përbashkët evropiane të jashtme dhe të sigurisë në një fund të papritur. Nëse NATO do të fillonte diskutime serioze rreth ripërtëritjes së raketave bërthamore me rreze të mesme në Evropë, anëtarët e Europës Lindore – skeptike se evropianët perëndimorë (sidomos gjermanët dhe francezët) do të ishin të gatshëm të vdisnin për lirinë e tyre.

(s.a/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

bota bota ere e re e armeve berthamore europa dhe armet berthamore gabriel sigmar ere e re e armeve berthamore europa dhe armet berthamore gabriel sigmar

Sondazh

Poll