Bota

Ndryshimet në Brexit/May po përpiqet të bindë udhëheqësit e partive të Irlandës së Veriut

6 Shkurt 2019, 07:38 Nga DOSJA
Ndryshimet në Brexit/May po përpiqet të bindë

Ditën e sotme Theresa May do të zhvillojë bisedime për Brexit me pesë partitë kryesore të Irlandës së Veriut në Stormont.

Kryeministrja britanike ndodhet për një vizitë dy-ditore atje për të bindur njerëzit që ajo mund të sigurojë një marrëveshje të Brexit, që shmang kthimin e pikave të kontrollit doganor në kufirin irlandez.

Ndërkohë, kryeministri irlandez Leo Varadkar do të takohet me krerët e BE-së në Bruksel. Bisedimet paraprijnë takimin e së enjtes mes May me Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker në një përpjekje për të siguruar ndryshime në marrëveshjen e saj Brexit.

Nga ana jetër BE ka mbajtur qëndrim negativ në lidhje me rinegocimin e kësaj marrëveshje.

BBC shkruan : “Partitë e Stormont do t’i japin kryeministres dy mesazhe shumë të ndryshme rreth ‘backstop’”. (Lexo edhe këtë)

Burimi: BBC 

J.V/ K.H/ Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

bota bota marreveshja brexit theresa may marreveshja brexit theresa may

Sondazh

Poll