Bota

Disa zakone që iu bëjnë të dukeni më të moshuara

5 Shkurt 2019, 19:14 Nga DOSJA
Disa zakone që iu bëjnë të dukeni më të moshuara

Të plakesh është një proces fiziologjik, por përse mos ta vonosh pak? Mjafton të ndryshosh pak mënyrën e jetesës për të qënë më të shëndetshëm dhe për t’u dukur gjithmonë e freskët.

-Gjumi i mirë përveç qartësisë në mendime që na jep, na ndihmon dhe të dukemi më të rinj. Qelizat epidermike gjatë natës kryejne procesin e rigjenerimit dhe nëse ne nuk flemë si duhet, ky proces nuk kryhet dhe ne dukemi më të lodhur.

– Konsumimi i frutave dhe perimeve. Dieta e balancuar e frutave dhe perimeve ndihmon luftën ndaj radkaleve të lira që ndikojnë në plakjen tonë.

-Të konsumosh gjera me sasi të tepruara të sheqerit. Sheqernat përveç se të shëndoshin ngrene nivelin e glicemisë, duke krijuar inflamacione dhe akne në fytyrë.

-Pirja e duhanit nuk ndikon vetëm në mushkëri. Në studime të ndryshmë të bëra njerëzit që konsumojnë duhan kanë predispozita më të mëdha tu krijohen rrulla ne faqe dhe në buzë dhe tu krijohen qese poshtë syve.

-Mos përdorimi i kremit të diellit. Ekspozimi i rrezeve të dëmshme UV dëmton kolagjenin dhe elastinën e lëkurës duke shkaktuar plakjen e parakohshme dhe duke rritur mundësinë për tumore. Mbani gjithmonë parasysh të përdorni kremin e diellit përpara se të dilni nga shtëpia.

(j.b/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

bota bota gjumi kremi i diellit pirja e duhanit plakja sheqernat gjumi kremi i diellit pirja e duhanit plakja sheqernat

Sondazh

Poll