Bota

Papa pranon abuzimin seksual të priftërinjve ndaj murgeshave: Po punojmë për të zgjidhur këtë problem

6 Shkurt 2019, 06:50 Nga DOSJA
Papa pranon abuzimin seksual të priftërinjve ndaj murgeshave: Po

Papa Françesku ka pranuar se abuzimi seksual i murgeshave nga priftërinjtë është një problem i vazhdueshëm për Kishën Katolike dhe se Vatikani po punon për zgjidhjen e problemitDeklaratat e Papës vijnë gjatë vizitës së tij në Abu Dabi. (Lexo këtu)

Nuk mund të them kjo nuk ndodh në shtëpinë time. Është e vërtetë por a duhet të bëjmë më shumë? Po! A jemi të gatshëm? Po!,” –tha Papa pas publikimit të një artikulli në revistën e grave të Vatikanit.

Ne kemi punuar për një kohë të gjatë mbi këtë problem. Ne kemi pezulluar disa priftërinj për këto arsye, “shtoi ai.

Ndërgjegjësimi i publikut për abuzimin seksual të priftërinjve  ishte një pasojë e lëvizjes #MeToo, e cila u përhap edhe tek murgeshat katolike vitin e kaluar. Kjo shtoi skandalin pasi prej shumë kohësh priftërinjtë akuzoheshin se abuzonin seksualisht me fëmijë.

Vitin e kaluar, Bashkimi Ndërkombëtar i Superiorit të Përgjithshëm, i cili përfaqëson më shumë se 500.000 murgesha katolike, u kërkoi anëtareve të tyre të raportonin abuzimin.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

bota bota #metoo abi dabi papa francescku #metoo abi dabi papa francescku

Sondazh

Poll