Sport

Franca, gati të sundojë edhe në Lojrat Olimpike Tokyo 2020, garancia e ka emrin Kylian Mbappe!

3 Mars 2020, 10:07 Nga DOSJA
Franca, gati të sundojë edhe në Lojrat Olimpike Tokyo 2020,

FRANCË- Ylli i PSG, Kylian Mbappe, është përfshirë në listën e lojtarëve të ftuar nga ekipi kombëtar i Francës për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2020 .21-vjeçari është zgjedhur në mesin e 80 lojtarëve për turneun që do të mbahet në Japoni.

Lista do të zvogëlohet më vonë në 50 lojtarë, para zgjedhjes përfundimtare të 18 futbollistëve nën moshën 23-vjeç dhe katër lojtarëve mbi këtë moshë.Skuadra përfundimtare do të publikohet para se të fillojë turneu më datë 22 korrik. Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, Noel Graet, ka thënë se Mbappe është përfshirë në këtë listë për shkak të talentit të tij, ai gjithashtu ka moshën e përshtatshme për të shkuar atje.

Si të gjithë lojtarët e rinj, të moshës së tij, që kanë talent, edhe ai është pjesë e kësaj liste”, ka thënë Le Graet.Megjithatë, Le Graet sugjeroi se presidentët e klubeve nuk janë të kënaqur me zgjedhjen e lojtarëve të skuadrave të tyre për të luajtur në Lojërat Olimpike, duke veçuar presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifin.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kylian mbappe lojërat olimpike tokio 2020 ylli i psg kylian mbappe lojërat olimpike tokio 2020 ylli i psg

Sondazh

Poll