Sport

Dënime në masë nga Disiplina, e pësojnë dy ekipet e kryeqytetit

2 Mars 2020, 19:09 Nga DOSJA
Dënime në masë nga Disiplina, e pësojnë dy ekipet e

Komisioni i Disiplinës sot publikoi vendimet zyrtare për javën futbollistike që lamë pas. Klubet e dënuara janë Tirana, Partizani dhe Teuta. Klubi fitues i derbit gjobitet me 500 mijë lekë gjobë dhe duhet të paguajë stolat e thyer brenda 15 ditësh.

Vendimet e plota – “1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/1, 65/3/c) të KDS dhe Nenit 116 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) Lekë.

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.

2. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/2, 65/3c) të KDS dhe Nenit 116 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) Lekë.

FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.

3. KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/1/ dhe 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë.

4. Pranimin e kërkesës së FK Egnatia, pezullimin e zbatimit të pjesës së mbetur të dënimit”, – shkruhet në njoftim.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport denimet etika partizani tirana denimet etika partizani tirana

Sondazh

Poll