Sport

Gazidis bind familjen Elliot, Milani shkarkon drejtorin Boban

2 Mars 2020, 18:41 Nga DOSJA
Gazidis bind familjen Elliot, Milani shkarkon drejtorin Boban

Nuk ka më dilema. Drejtori i Milanit, Zvonimir Boban, do të mbyllë bashkëpunimin me klubin kuqezi. Sot u bë një mbledhje urgjente e kryesisë, ku u vendos se i fituari në duelin Boban-Gazidis është ky i fundit.

Largimi deri tani nuk është formalizuar, pasi Boban po mendon mënyrën se si do të shkëputet nga “Djalli”. Edhe Maldini pritet të largohet, sepse ka qenë palë me Bobanin në përplasjen me Gazidisin.

Boban, sidomos, nuk e ka më besimin e presidencës Elliot. Kjo situatë i gjen në befasi lojtarët dhe tifozët e Milanit, sepse shkarkimet në mes të sezonit nuk i bëjnë mirë askujt dhe nuk i shkojnë një klubi me histori.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport boban gazdisi maldini milan boban gazdisi maldini milan

Sondazh

Poll