Sport

Kush janë dy lojtarët që do ofrojë Barcelona për blerjen e sulmuesit Martinez?

2 Mars 2020, 20:20 Nga DOSJA
Kush janë dy lojtarët që do ofrojë Barcelona për

Barcelona po përgatit një ofertë fantastike për sulmuesin argjentinas Lautaro Martinez. Lojtari i Interit shihet si pasuesi ideal i Luis Suarezit, plus që edhe Leo Messi ka dhënë pëlqimin për blerjen e tij.

Mediat katalanase raportojnë se Barcelona do të ofrojë 70 milionë euro dhe dy lojtarë për ttë bindur Interin. Lojtarët e përmendur deri tani në këtë operacion janë Nelson Semedo dhe Arturo Vidal.

Klauzola e largimit e Martinezit është 111 milionë euro dhe vlen vetëm deri më 15 korrik 2020. Pra, Barcelona nuk do të ketë gjithë kohën në dispozicion për të ndërhyrë. Ditët kalojnë shpejt.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona martinez merkato barcelona martinez merkato

Sondazh

Poll