Sport

Coronavirus/ Klubi gjerman bën gafën e madhe,nxjerr nga stadiumi japonezët në mes të ndeshjes

2 Mars 2020, 20:51 Nga DOSJA
Coronavirus/ Klubi gjerman bën gafën e madhe,nxjerr nga stadiumi

GJERMANI- Futbolli ka filluar të marrë masa ndaj shpërndarjes së coronavirus dhe jo vetëm me tribunat e boshatisura apo shtyrjen e ndeshjeve. Në Gjermani ishin vendosur stenda me dezinfektues duarsh në hyrje. Por ajo që ka ndodhur në Leipzig gjatë ndeshjes së kësaj skuadre kundër Bayern Leverkusen, tejkalon çdo lloj mase parandaluese.

Në ndeshjen e të dielës në darkë, një grup me tifozë japonezë, u larguan nga tribuna nga forcat e sigurisë të impiantit. Një nga këta tifozë japonezë, turistë që kishin blerë biletat për të ndjekur një takim të Bundesligës, ka shpjeguar në Twitter se 10 minuta pasi kishte filluar sfida, një nga stjuardët u kishte thënë se mund të kishin koronavirus meqë ishin aziatikë dhe duhej të largoheshin nga tribuna.

Ata i kishin shoqëruar jashtë dhe ishin larguar nga stadiumi, edhe pse vendimi ishte cilësuar absurd. Klubi i Leipzig bëri të ditur se kishte informacione mbi çfarë kishte ndodhur dhe e cilësoi një gabim të punonjësve të stadiumit edhe pse pranoi se u kishte dhënë udhëzime të monitoronin grupe personash që mbërrinin nga zonat që kishin pasur numër të lartë të infektuesish nga virusi.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern leverkusen gjermani koronavirusi leipzig bayern leverkusen gjermani koronavirusi leipzig

Sondazh

Poll