Sport

Europiani në rrezik nga Coronavirus, flet vetë presidenti i FIFA-s

2 Mars 2020, 19:05 Nga DOSJA
Europiani në rrezik nga Coronavirus, flet vetë presidenti i FIFA-s

Kampionati Europian 2020 mund të mos luhet. Sipas “The Sun”, alarmi nga Coronavirus nuk do të nënvlerësohet nga FIFA, e cila po mendon shtyrjen e kompeticionit.

Nesër do të mbahet Asambleja e Jashtëzakonshme me 55 federatat e kontinentit, ku do të diskutohet për situatën aktuale dhe për masat që duhen marrë.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka folur në Sky Sport News për këtë temë, ku ka pranuar se varianti i shtyrjes së Europianit mund të merret parasysh.

“Nuk mund ta përjashtoj si mundësi, por asnjëri nga ne nuk duhet të kapet nga paniku. Duhet ta analizojmë me kujdes problemin. Uroj të mos jemi të detyruar ta shtyjmë Europianin, por shëndeti i njerëzve është më i rëndësishëm se futbolli”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus europian infantino coronavirus europian infantino

Sondazh

Poll