Sport

Arrihet marrëveshja, Juventus-Inter do të luhet ditën e…

2 Mars 2020, 21:15 Nga DOSJA
Arrihet marrëveshja, Juventus-Inter do të luhet ditën e…

ITALI- Liga e Futbollit në Itali dhe Federata Italiane me sa duket kanë gjetur një akord parimor për zhvillimin  e ndeshjeve të Serisë A që u shtynë në javën e fundit. Në vend që t’i zhvendosin këto sfida në maj, është vendosur në parim që të zhvillohen në fundjavën e ardhshme.

Mes të shtunës dhe të hënës do të luhen të gjitha ndeshjet që u shtynë në këtë fundjavë, ndërsa ngjeshja e kalendarit do të bëhet në javët e fundit të tij, për të respektuar 24 majin që është data e mbylljes së Serisë A.

Plani duhet të miratohet nesër, por në parim është rënë dakord për datat, me shpresën që disa ndeshje të rëndësishme, mes të cilave ajo mes Juventusit dhe Interit, të luhen me dyer të hapura për tifozët, meqë deri më datë 8 mars, nuk lejohet një gjë e tillë për disa qytete të caktuara.

Plani i ri
E shtunë 7 mars / Sampdoria-Verona 20.45

E diel 8 mars / Udineze-Fiorentina 20.45

E hënë 9 mars / Milan-Genoa, Parma-SPAL dhe Sasuolo-Brescia 18.30

Juventus-Inter 20.30

(E.Ç. Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter juventus seria a inter juventus seria a

Sondazh

Poll