Bota

Koronavirusi/ 3.115 viktima dhe afro 100 mijë të infektuar, shtohen rastet e reja në SHBA, Trump takime për gjetjen e ilaçi

3 Mars 2020, 07:47 Nga DOSJA
Koronavirusi/ 3.115 viktima dhe afro 100 mijë të infektuar, shtohen

KINË– Në të gjithë botën ka pasur rreth 90,428 raste të konfirmuara në rreth 73 vende dhe territore të botës jashtë territorit të Kinës ku janë shënuar edhe rastet më të mëdha si të viktimave dhe të të infektuarëve. Ndërsa në rang global numri i viktimave ka shkuar në 3.115.

Shumica e pacientëve kanë vetëm simptoma të lehta, ka deklaruar Organizata Botërore e Shëndetit të dielën, ndërsa shkalla e vdekjes duket se është midis 2% dhe 5%.

Virusi është përhapur në çdo kontinent përveç Antarktidës që kur u identifikua për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar në qytetin qendror kinez, Wuhan. Specialistët e mjekësisë tani po luftojnë me grupe të mëdha të shpërthimit të koronavirusit në  Korenë e Jugut, Iran dhe Itali, ndërsa vendet e tjera po punojnë të shqetësuar për të shmangur një fat të ngjashëm duke përgatitur autoritetet e shëndetit publik dhe duke paralajmëruar qytetarët e tyre për të zbatuar kufizime të udhëtimit në zonat e prekura. Deri më tani, ka pasur 172 vdekje të raportuara jashtë territorit të Kinës, duke rritur numrin global të vdekjeve në 3.115.

Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3115 viktima dhe afro 100 mijë njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 52 viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar, por në 24 orët e fundit ka shënuar një ulje të rasteve të reja nga virusi. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin, në Kinë sëfundmi ka vdekur edhe një mjek, ndërsa rastet po shtohen shumë edhe në SHBA, ku Trump po merr masa të forta. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë koronavirusi ne shba obsh trump koronavirusi në kinë koronavirusi ne shba obsh trump

Sondazh

Poll