Bota

VIDEO/ Grekët qëllojnë me armë emigrantët në det, zyrtari i BE i përgjigjet kërcënimit të Erdoganit: Nuk frikësohemi

3 Mars 2020, 07:28 Nga DOSJA
VIDEO/ Grekët qëllojnë me armë emigrantët në det,

TURQI– Konflikti në kufirin greko-turk ka krijuar goxha tensione për shkak të refugjatëve sirianë të cilët u janë drejtuar rrugëve të Europës.

Ndërkohë teksa Greqia ka kundërshtuar kalimin e sirianëve në territorin e tyre, është bërë virale një video, ku rojet bregdetare greke qëllojnë me armë një gomone me emigrantë.

Sipas mediave të huaja kjo video mendohet të jetë publikuar nga autoritetet turke, ku tregohet se gomonia me emigrantë ishte nisur nga brigjet e Bodrumit dhe po pengohej nga rojet greke që të mbërrinte në brigjet vendase.

Për këtë shkak Presidenti turk Erdogan, akuzon rojet kufitare për vrasjen e dy emigrantëve dhe plagosjen e një personi tjetër.

E nga ana tjetër autoritetet greke u janë përgjigjur atyre turke se videoja është një inskenim lidhur me situatën e emigrantëve.

Erdogan pas kësaj ngjarjeje e situate të tensionuar me Greqinë ka deklaruar se do ta zbatojë me një marrëveshje të vitit 2016 me BE-në, për të parandaluar hyrjen e emigrantëve në Evropë.

Kur Turqia i ka hapur dyert e saj për migrantët javën e kaluar, “qindra mijëra kanë kaluar (në Evropë), së shpejti do të kalojnë miliona”, tha Erdogan.

Për këtë shkak ka reaguar edhe Komisioneri për Migrim i Bashkimit Evropian, Margaritis Schinas, i cili paralajmëron Turqinë se BE-ja nuk do të shantazhohet e as frikësohet nga kërcënimet e saj.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota be erdogan greqi refugjatet siriane turqi be erdogan greqi refugjatet siriane turqi

Sondazh

Poll