Bota

Takimi me Vuçiç/ Albulena Haxhiu sulmon Thaçin: S’është hera e parë që shkon fshehurazi në takime, ky është fundi i

3 Mars 2020, 07:01 Nga DOSJA
Takimi me Vuçiç/ Albulena Haxhiu sulmon Thaçin:

Kosovë-Albulena Haxhiu, ministrja e Drejtësisë, ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi se po zhvillon takime në emër të Kosovës pa mandat kushtetues.

“Kjo nuk është hera e parë që ai ikën fshehtas nga Kosova për takime të tilla pa mandat kushtetues, pa mandat që ja ka njohur Kuvendi. Ky është fundi politik i Thaçit. S’ka arritur të takojë presidentin Donald Trump dhe zëdhënësin e tij. As shkëmbimi territorial dhe as Zajednica s’do të kalojë. Pavarësisht pazareve që mund t’i bëjë Thaçi tani kemi një qeveri që nuk do të lejojë të nënshkruhet një marrëveshje në dëm të Kosovës”, theksoi Haxhiu.

Presidenti Hashim Thaçi ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku është takuar edhe me presidentin e Serbisë, Vuçiç. Takimi u bë në praninë e emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell dhe Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albulena haxhiu hashim thaci albulena haxhiu hashim thaci

Sondazh

Poll