Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Durrës, dy pistat ku po heton Policia

2 Mars 2020, 21:49 Nga DOSJA
Vrasja e dyfishtë në Durrës, dy pistat ku po heton Policia

TIRANË- Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ekzekutimin e dyfishtë që ndodhi sot në Durrës. Dosja.al duke iu referuar burimeve nga Policia mësohet se hetimet janë përqëndruar në dy pista.

Më tej shtohet se një nga pistat që policia po heton është ajo e përfshirjes në trafikun e drogës të viktimës dhe prishjes së pazareve, ndërsa pista e dytë është e ndonjë konflikt të mëparshëm mes viktimave dhe autorëve.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku janë ekzekutuar me armë zjarri Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza. Viktimat ishin duke ecur me këmbë kur janë qëlluar nga një makinë në ecje. Njëri prej tyre, Dorian Shkoza, ka qenë i dënuar me 8 vite burg për trafik droge, dhe është liruar në vitin 2010.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anxhelo avdia dorian shkoza vrasje e dyfishte ne durres anxhelo avdia dorian shkoza vrasje e dyfishte ne durres

Sondazh

Poll