Politike

Pas Toskanës Rama zbulon “perlën” e radhës: Kjo është një kryevepër, simbol bashkëpunimi PD-PS (VD)

17 Mars 2019, 17:46 Nga DOSJA
Pas Toskanës Rama zbulon “perlën” e radhës: Kjo

BERAT- Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në Berat vizitoi një kantinë vere në zonën e Peshtanit, ndërsa prej aty tha se transformim i kantinave në një atraksion turistik do të këtë mbështetjen e pakursyer të qeverisë.

Rama gjatë vizitës së tij në kantinë pyeste pronarin për mënyrën e punimit godinës, teksa nuk kursente as batutat.

Rama tha se ky është një shembull i bashkëpunimit të suksesshëm mes një socialisti dhe një demokrati, kur emërues të ‘përbashkët’ kanë zhvillimin dhe punën.

“Pa ndihmën e shtetit, megjithëse ti je demokrat, ti nuk e arrije këtë gjë. Shiko sa bukur e kë bërë. E paske qarë. E sheh sa bukur e ke bërë. Paska bërë efekt mbështetja. Kjo është një kryevepër. Ky është simboli i bashkëpunimit mes një socialisti dhe një demokratik, ku të dy kanë qellim zhvillimin dhe punën”, tha Rama.

Javën e shkuar numri një i qeverisë vizitoi qarkun e Fierit, ku u ndal dhe në Roskovec, të cilin e qujti Toskanën e Shqipërisë. (Lexo këtu) Rama shkoi dhe më tej duke thënë se  në atë vend bëhej një agroturizëm i shkëlqyer.

(A.B. Dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama ne berat toskana e shqiperise vizita ne kantinen e veres edi rama rama ne berat toskana e shqiperise vizita ne kantinen e veres

Sondazh

Poll