Politike

Mbledhja e kryesisë së PS, Rama-deputetëve: Parlamenti, normal. Gati për zgjedhjet dhe kongresin e 23 marsit

18 Mars 2019, 10:52 Nga DOSJA
Mbledhja e kryesisë së PS, Rama-deputetëve: Parlamenti, normal.

TIRANË- Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë kryesinë e Partisë Socialiste ku është diskutuar për Kongresin e 23 marsit, djegien e mandateve të opozitës dhe kandidatët e PS për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.  

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Rama ka kërkuar nga të gjithë deputetët që të angazhohen në mënyrë që pjesëmarrja në Kongres të jetë maksimale. Po ashtu, Rama ka kërkuar që të ketë debat në seancat parlamentare. Burimet shtojnë se Kryesia e PS ngarkoi Damian Gjiknurin si sekretar për çështjet zgjedhore i cili do koordinojë punën për Reformën Zgjedhore. Vendimi i PS solli reagimin e ashpër të selisë së demokratëve, që thanë se Gjiknuri duhet të ishte në burg. (Lexo ketu)

“Në kongres duhet pjesëmarrje maksimale. Pa mungesa. Në seancat parlamentare flisni të gjithë, jemi në normalitet parlamentar. Nisni diskutimet nëpër bashki për kandidatët për Këshill Bashkiak.” –mësohet se është shprehur Rama.

Gjithashtu, të njëjtat burime shtojnë se një tjetër pikë e diskutuar në mbledhjen e PS ishte edhe dhuna në futboll, gjatë ndeshjes Kastrioti-Tirana, ku pati tentativë për dhunë. Rama i ka kërkuar deputetes socialiste, Klotilda Ferhati që të përgatis një paketë ligjore për ashpërsime në Kodin Penal për dhunën në futboll.

Sakaq, Dosja.al ka mësuar se kërkesat e opozitës nuk janë fare në diskutimin e socialistëve. Kongresi që do të mbahet të shtunën në orën 10.00 tek Pallati i Kongreseve, do të jetë i ndarë në 3 sesione dhe në asnjë prej tyre nuk do të diskutohen kërkesat e opozitës.(Lexo ketu).

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dhuna ne stadiume djegia e mandateve te opozites edi rama kongresi i socialisteve 23 mars dhuna ne stadiume djegia e mandateve te opozites edi rama kongresi i socialisteve 23 mars

Sondazh

Poll