Politike

“Bëmë baba të të ngjaj”, Rama mburret me skulpturën dhe sulmon mediat

17 Mars 2019, 20:38 Nga DOSJA
“Bëmë baba të të ngjaj”, Rama mburret me

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një foto të një prej skulpturave të tij ku shkruan “bëmë baba të të ngjaj”, për të treguar se po ecën në gjurmët e të atit.

Por shefi i qeverisë nuk ka lënë pa ironizuar dhe mediat, duke i sulmuar ato. Sipas tij mediat ishin merakosur se ai nuk ishte shfaqur në asnjë prej tyre sot, dhe shton se ai ishte në studion e mikut të tij Adit duke punuar skulpturën.

Bëmë baba të të ngjaj! Mirë Kadriu i Bahrifalliut më paska çuar në spital me tërë kadrinjtë e portaleve,po ju o miq që merakoseni s’i keni hequr akoma kazanët nga ajfonat?! Nejse,sa dola nga studioja e Adit pas një dite larg qytetit,larg kadrinjve dhe rrëmetit.FLM për merakun”, shkruan Rama.

Në fillim të janarit Rama hapi një debat të madh për studion ku ai punon skulturat, pasi u akzua se pajisjet brenda godinës janë shumë të shtrenjta. Rama sqaroi këtë situatë duke thënë se atelieja ku punon, nuk është e tij, por e një shoku i cili dhe ai është artist.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama skulptor skulptura e rames edi rama rama skulptor skulptura e rames

Sondazh

Poll