Politike

Endri Fuga ‘me vrap’ në mbrojte të Ramës, i vërsulet opozitës dhe medias: Jeni për të ardhur keq

18 Mars 2019, 06:50 Nga DOSJA
Endri Fuga ‘me vrap’ në mbrojte të Ramës, i

Tiranë- Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama publikoi një foto, të një prej skulpturave të tij dhe shkruante “bëmë baba të të ngjaj”. Rama u shpreh se mediat ishin merakosur se ai nuk ishte shfaqur në asnjë prej tyre  dje, por shtoi se ndodhej studion e mikut të tij Adit duke punuar skulpturën. (lexo këtu)

Në fakt në media u publikuan lajme të ndryshme për kryeminsitrin se ku mund të ndodhej ai edhe pse nuk u shfaq në asnjë media. Disa media shkruanin se Rama ndodhej në spital.

Por “me vrap” në mbrojtje të kryeministrit dhe kundra mediave dhe opozitës ka dalë Endri Fuga. Në Twitterin e Ramës, me komente ai shprehet se të gjitha janë lajme të trilluara nga opozita e cila sipas tij është për të ardhur keq.

Komenetet e Endri Fugës:

Komenti 1: Madje jeni që jeni, bëni një xhiro nëpër spitale dhe kontrolloni vetë se ju bëjnë mire ca hapa edhe sot.

Komenti 2: Që opozita është e lodhur kjo dihet. Që nuk kanë as vizion dhe as program për të mundur ER edhe kjo nuk do mend për t’u kuptuar. Por që ne do të binim aq poshtë sa të trillonim lajme si ky i sotmi… Megjithëse njerëzit e dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara. Janë bërë për të ardhur keq.

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama endi fuga lajmet për ramën në spital opozita skulptura e rames edi rama endi fuga lajmet për ramën në spital opozita skulptura e rames

Sondazh

Poll