Politike

Presidenti Meta nga sheshi: Shqiptarët duan shpërndarjen e Parlamentit, liri-demokraci!!! (VD)

2 Mars 2020, 17:37 Nga DOSJA
Presidenti Meta nga sheshi: Shqiptarët duan shpërndarjen e

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka premtuar rikthim në sheshin “Dëshmorët e Kombit” për një shpërndarje të mundshme të Kuvendit. Para mijërave qytetarëve, Meta është shprehur se shqiptarët duan shpërndarjen e parlamentit pasi e brohoritën shumë.

“Jam i lumtur që zëri juaj po dëgjohet në të gjithë Shqipërinë. Tani para se të firmos dekretin për ligjin e betimit tek Lana. Kush është pro të ngrejë dorën? Rroftë Republika, rroftë shteti i të drejtës! Nuk kënaqen me kaq. Duan shpërndarjen e parlamentit. Liri, demokraci. Më duhet të firmos këtë dekret dhe do të kthehem përsëri këtu për atë dekretin tjetër që e brohoritët me shumë se ky”, tha Meta teksa u ul në një tryezë vendosur në podiumin ku u mbajtën fjalimet, dhe vuri firmën mbi dekret.

Presidenti Ilir Meta mblodhi sot mijëra qytetarë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Meta tha se nëse nuk merret seriozisht dekreti i firmosur sot për kthimin e ligjit për gjyqtarët dhe prokurorët dhe betimin e tyre, atëherë do të hyjë në sallën e Kuvendit, ku do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta thirrja e metës për 2 marsin ilir meta thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll