Politike

Meta i vendosur: Jam ushtari i parë i Republikës, asnjë nga ne s’mund të mos e përfillë grushtin e shtetit (VD)

2 Mars 2020, 17:17 Nga DOSJA
Meta i vendosur: Jam ushtari i parë i Republikës, asnjë nga ne

TIRANË– Presidenti Ilir Meta në fjalën e tij në manifestimin e thirrur nga vetë ai është shprehur se do të jetë ushtari i parë i vendit që do të mbrojë Kushtetutën.

Në fjalën e tij, Meta është shprehur se vendi po futet në një krizë ekonomike pasi financat kanë rënë ndërsa borxhi publik është rritur dhe përfituesit e vetëm janë oligrakët dhe ata që kreu i shtetit i quan klanet e maxhorancës.

“Unë si president i kam rrëzuar këto dekrete të arsyetura në Kushtetutë, kanë një qëllim: grabitjen dhe jo zhvillimin e Shqipërisë. Ata kërkojnë rrëmbimin e GJK që oligarkët të përfitojnë sa më shumë dhe krimet e tyre të mos gjykohen e ndëshkohen. Asnjë nga ne nuk mund t’i qëndrojë anash grushtit të shtetit. Unë si president dhe ushtar i parë i Republikës do mbroj Kushtetutën sepse jemi kundër grushtit të shtetit. Pse presidenti thirri Popullin? I shteroi të gjitha përpjekjet institucionale dhe demokratike për të mboshtur grushtin e shtetit. Pasuria kombëtare që po vidhet është ajo që Zoti u ka dhënë të gjithë shqiptarëve. Sistemi i drejtësisë është kapur prej fyti. Financat publike po shterojnë dhe borxhet po rriten në mënyrë katastrofike. Skandalet që denoncon KLSH-ja bien në vesh të shurdhër. Oligarkët kontrollojnë parlamentin dhe bëjnë krime të rënda si ai mbi dividentin. Ata miratuan një ligj për të favorizuar në mënyrën më mafioze oligarkët dhe klanet e tyre. Shkelën nenin 155 të Kushtetutës. Ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese thotë Kushtetuta. Kjo maxhorancë në mënyrë mafioze rrëzoi në mes të natës dekretin për këtë ligj anti-kushtetues. A mund të jetë ky parlamenti juaj?,”-tha Meta.

Presidenti Ilir Meta mblodhi sot mijëra qytetarë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Meta tha se nëse nuk merret seriozisht dekreti i firmosur sot për kthimin e ligjit për gjyqtarët dhe prokurorët dhe betimin e tyre, atëherë do të hyjë në sallën e Kuvendit, ku do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta manifestimi i metes thirrja e metës për 2 marsin ilir meta manifestimi i metes thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll