Bota

Lufta në Siri/ Turqia hakmerret për vdekjen e 30 ushtarëve, 19 viktima nga sulmi me dronë në Idlib

2 Mars 2020, 12:31 Nga DOSJA
Lufta në Siri/ Turqia hakmerret për vdekjen e 30 ushtarëve, 19

SIRI– Të paktën 19 viktima kanë mbetur pas sulmeve të Turqisë me dronë ushtarakë, pasi goditën forcat ushtarake të Damaskut në Idlib, në verilindje të Sirisë.

Ndërkohë që viktima po shënohen pothuajse çdo ditë në Siri dhe mijëra refugjatë sirianë po përballen me kohët më të vështira, Ankaraja ka thënë se kjo është një përballje dhe një mënyrë për t’i treguar Asadit dhe Rusisë se Turqia ka mjete të zhvilluara të teknologjisë  për të vazhduar luftën e ashpër si hakmarrje për vrasjen e 30 ushtarëve turq disa ditë më parë në Siri.

Nga ana tjetër qindra mijëra refugjatë sirianë kanë braktisur qytetin sirian të Idlib, për të shpëtuar jetën e tyre dhe të fëmijëve nga bombat e Asadit, duke iu drejtuar së fundmi kufirit turk ku për këtë arsye qeveria turke ka hapur dyert dhe po lejon kalimin e tyre nëpër Europë.

E ndërkohë për këtë çështje kryeministri bullgar ka udhëtuar sot për në Turqi ku do të zhvillojë një takim me presidentin turk Erdogan, në lidhje me krizën që ka përfshirë palët.

Burimi: TIME 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 19 viktima në idlib ankaraja lufta ne siri refugjatet siriane siri turqi 19 viktima në idlib ankaraja lufta ne siri refugjatet siriane siri turqi

Sondazh

Poll