Aktualitet

Agim Kajmaku lëviz lirshëm/ Zbardhet urdhri i Drejtorit të Policisë së Tiranës për komisariatet, Jaupi: E turpshme nëse

2 Mars 2020, 10:17 Nga DOSJA
Agim Kajmaku lëviz lirshëm/ Zbardhet urdhri i Drejtorit të

Tiranë- Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi  i ka kërkuar komisariateve që të merren masa për kapjen e Agim Kajmakut, ish kryebashkiakut të Vorës, që është në kërkim.

“Të merren masa nga gjithë Komisariatet për kapjen e tij. Komisariati Vorë të japë lidhjet e tij në qytetin e Tiranës. Është person publik dhe mund të merren informacionet nga strukturat në varësi. Është e turpshme nëse vjen dhe shëtit në Tiranë dhe nuk kapet.”, thuhet në mesazhin e Jubanit.

Së fundmi “Exit News” publikoi disa foto ku ish-kryebashkiaku në arrati i Vorës, Agim Kajmaku, lëvizte lirshëm në Tiranë dhe në Vorë. Sipas kësaj medie ai është parë disa herë duke pirë kafe në Hotel Autostation në Vorë. Po kështu, “Exit News” shkruajti se Kajmaku është parë gjithashtu një nga fundjavat e shkuara duke ecur në një rrugë kryesore në Tiranë, vetëm rreth 500 metra nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Agim Kajmaku ndodhet në arrati dhe zyrtarisht ai është marrë i pandehur nga Gjykata. Akuzat kundër Kajmakut u ngritën, pasi dyshohet se ai ka marrë vendime pasi KQZ kishte vendosur për shkarkimin e tij nga detyra. Pasi KQZ kishte marrë vendimin kundër tij, ai ka shkarkuar nga detyra dy nënkryetarët e Bashkisë dhe emëroi një të besuar të tij. Më herët, ish-qytetari i parë i Vorës, ishte nën akuza publike nga Partia Demokratike se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikimit të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e Dekriminalizimit.

Akuzat e PD u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila pasi bëri verifikimin e shenjave të gishtërinjve të Kajmakut dhe shenjat e gishtërinjve të shtetasit Jorgo Toto, të arrestuar në Greqi, rezultoi se ishte i njëjti person. Fillimisht, ai i mohoi akuzat e opozitës, duke thënë se nuk ishte arrestuar asnjëherë, por pas konfirmimit nga Prokuroria, ai publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, që e shpallte atë të pafajshëm, duke thënë se nuk e ka ditur për dënimin në vendin fqinj. Akzuat ndaj Kajmakut janë :“Shpërdorim detyre”, sipas nenit 248 të Kodit Penal, “Falsifikimi i formularëve”, neni 190 i Kodit Penal, dhe “Ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”, neni 249 i Kodit Penal.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll