Aktualitet

Mes shkëmbinjve, përmbytet veliera në zonën e Currilave në Durrës, 5 ditë më parë u shpëtuan 4 personat që ndodheshin

2 Mars 2020, 08:26 Nga DOSJA
Mes shkëmbinjve, përmbytet veliera në zonën e Currilave

Durrës- Veliera, e cila që prej 26 shkurtit kishte mbetur e bllokuar mes disa shkëmbinjve në bregdetin e Currilave në Durrës është përmbytur nga dallgët e mëdha.

Më 26 shkurt veliera, e cila vinte nga Mali i Zi dhe kishte si destinacion Turqinë ndezi alarmin SOS teksa ishte afër bregut të detit, në zonën e Currilave në Durrës, pasi mbeti mes shkëmbinjve. Sinjali SOS u kap menjëherë nga kapitenaria e portit, e cila i erdhi në ndihmë velierës, brenda së cilës ndodheshin 4 persona, 3 turq dhe 1 amerikan. Këta të fundit, u nxorrën nga veliera. Veliera kishte përfunduar afër bregut të detit në zonën e Currilave për shkak të dallgëve të mëdha në det.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet veliera ngec mes shkëmbinjve në durrës veliera ngec mes shkëmbinjve në durrës

Sondazh

Poll