Aktualitet

Në fokus të skeduarit si kontingjent krimi. Policia postblloqe në Vlorë, Gjirokastër dhe Fushë-Krujë për manifestimin, n

2 Mars 2020, 09:01 Nga DOSJA
Në fokus të skeduarit si kontingjent krimi. Policia postblloqe në

Fier- Policia e Shtetit ka ngritur një postbllok në aksin Vlorë-Levan, ku po kryen kontrolle të mjeteve, pasi sot në orën 17:00 do të nisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” manifestimi i organizuar nga Presidenti Ilir Meta. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në këtë aks rrugor policia ka ndaluar një mjet, brenda të cilit ndodheshin disa persona të skeduar si problematikë, të cilët kishin destinacion Tiranën për të marrë pjesë në manifestim.

Po kështu, edhe në aksin Fushë Krujë- Durrës dhe në qarkun e Gjirokastrës janë  ngritur postblloqe për elementët kriminalë që mund t’i drejtohen manifestimit.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë masat për këtë manifestim. 1000 efektivë policie punonjës të rendit, Forcat Shqiponja dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë,do të jenë sot terren, të cilat do të pozicionohen pranë kryeministrisë dhe në institucionet e tjera përgjatë bulevardit. Po kështu, në gatishmëri do të jetë edhe Garda. Godina e kryeministrisë do të rrethohet nga një kordon policësh.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta thirrja e metës për 2 marsin ilir meta thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll