Aktualitet

Lirimi nga burgu i Henri Çilit/ Manjani: Edhe kjo flluskë e “suksesit” të reformës u ça

2 Mars 2020, 08:48 Nga DOSJA
Lirimi nga burgu i Henri Çilit/ Manjani: Edhe kjo flluskë e

Tiranë– Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për lirimin nga burgu të biznesmenit dhe botuesit Henri Çili, vendim ky i marrë mbërmjen e djeshme nga Gjykata e Përmetit.

Në një postim në Facebook, Manjani shprehet me ironi se edhe kjo flluskë e “suksesit” të Reformës në Drejtësi u ça. “Respekt për gjyqtarin që delegjitimoi arrestin pa prova. Ja dhe kjo flluskë e “suksesit” të reformës u ça!”, shkruan Manjani.

Mbërmjen e djeshme, Gjykata e Përmetit dha masën detyrim paraqitje” për Henri Çilin, i cili u vu në prangat e policisë gjatë operacionit “Mezhgorani”. “Detyrim paraqitje” u dha edhe për dhjetë persona të tjerë, mes tyre noterja Shpresa Gjoçaj dhe dy vajzat, Kristina Bashi dhe Kejsi Meço. Në burg u lanë 16 persona, ndërsa tashmë dosja është në duart e SPAK. Ndërkohë sot pritet të jepet masa e sigurisë për Betim Shkupin dhe biznesmenin Sait Fishta.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet henri cili ylli manjani arrestohet henri cili ylli manjani

Sondazh

Poll