Aktualitet

Ishte tapë, arrestohet 45-vjeçari që shkaktoi aksidentin me një viktimë në Tapizë, la pas gjashtë të plagosur

2 Mars 2020, 08:05 Nga DOSJA
Ishte tapë, arrestohet 45-vjeçari që shkaktoi aksidentin me

TIRANË– 45-vjeçari me inicialet H.Sh, i cili është përgjegjës për aksidentin e ndodhur një ditë më parë në Tapizë ka rënë në pranga. Sipas njoftimit zyrtar, 45-vjeçari ishte duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi në momentin që u përplas me autobusin që po udhëtonte drejt Shkodrës. Për pasojë, një person mbeti i vdekur dhe gjashtë të tjerë u plagosën.

Njoftimi i policisë

Arrestohet H.Sh,45 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas në aksin rrugor Tiranë – Fushë Krujë, në Tapizë, duke drejtuar mjetin tipduke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjëndje të dehur dhe pa leje drejtimi. “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volksëagen” e më pas është përplasur me mjetin autobuz tip “Benz”. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i mjetit tip “Volksëagen” shtetasi F.Xh.,59 vjeç, si dhe kanë mbetur të dëmtuar shtetasit V.Xh.,A.Xh.,R.D.,M.D.,T.Gj.,K.Gj.,T.L.,Xh.L., pasagjerë në mjetet “Volksvagen” dhe autobuz “Benz”, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë në Tapizë, pranë fshatit Dritas. Të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident i rende ne tapize aksident i rende ne tapize

Sondazh

Poll