Aktualitet

Flet kunati i Henri Çilit, Ajdini: Vëllezërit Aliko i kam njohur në burg, më kërkuan avokat por Çili nuk ndërhyri. Ka fr

2 Mars 2020, 09:50 Nga DOSJA
Flet kunati i Henri Çilit, Ajdini: Vëllezërit Aliko i kam

TIRANË– Gazmir (Enri) Ajdinaj, kunati i botuesit Henri Çili ka reaguar një ditë pasi ky i fundit u la nën masën “detyrim paraqitje” nga Gjykata e Përmetit. Në një lidhje në “Report TV”, Ajdinaj u shpreh se e gjithë kjo skenë është bërë për t’i prishur imazhin Çilit, pasi ky i fundit nuk ka ndërhyrë për asgjë. Ajdinaj tha se vëllezërit Aliko i ka takuar në burg dhe se këta të fundit i kanë kërkuar avokat.

“Henri Çili s’ka lidhje fare. Ai nuk ka ndërhyrë. Vëllezërit Aliko i kam takuar në burg dhe më kanë kërkuar avokat. Studioja e Çilit sërish nuk ka lidhje. Studioja ende nuk kishte marrë asnjë dosje. E gjithë kjo skenë është bërë për t’i prishur imazhin Çilit. Në përgjime s’ka asnjë premtim. Është politike. Çili ka frikë nga ligji dhe mua më takonte rrallë,”- tha Ajdinaj.

Një natë më parë, Gjykata e Përmetit dha masën “ detyrim paraqitje” për Henri Çilin, i cili u vu në prangat e policisë gjatë operacionit “Mezhgorani”.  “Detyrim paraqitje” u dha edhe për dhjetë persona të tjerë, mes tyre noterja Shpresa Gjoçaj dhe dy vajzat, Kristina Bashi dhe Kejsi Meço. Në burg u lanë 16 persona, ndërsa tashmë dosja është në duart e SPAK. Ndërkohë sot pritet të jepet masa e sigurisë  për Betim Shkupin dhe biznesmenin Sait Fishta.

Por pse u bë operacioni “Mezhgorani”, dhe cilat ishin akuzat?

Henri Çili, u arrestua gjatë operacionit “Mezhgorani”, mbrëmjen e së enjtes. Bashkë me të u arrestuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 28 persona të tjerë. Botuesi u akuzua për 6 vepra penale, ku më e rënda është ajo e ushtrimit të ndikimit tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Aliko, dy lazaratasit e dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha. Po kështu e përfshirë në dosje është edhe Marina, vajza e këngëtares Eli Fara, pasi ndihmoi dy nga të ndaluarit t’i shpëtonin policisë. Në shtëpinë e saj, policia ka ushtruar kontroll dy ditë më parë. Një ditë më parë gjatë seancës gjyqësore, Çili është shprehur para gjyqtarit se përgjimet e publikuara si provë në Gjykatë janë të vërteta dhe janë bërë në studion e tij ligjore, të cilën e përdor për ndërmjetësim, dhe bisedat janë bërë Brenda natyrës së punës. Ndërsa për kunatin, Çili është shprehur se ai duhet të mbajë vetë përgjegjësi për shkeljet e veta ligjore, nëse ka bërë. Gazmir (Enri) Ajdinaj, kunati i Çilit është arrestuar dhe është lënë në burg disa ditë më parë, pasi gjatë kontrollit iu gjet eksploziv.

Dosja “Mezhgorani” tashmë është në duart e SPAK, pasi pas dhënies së masave një natë më parë, Gjykata e Përmetit shpalli mos kompetencë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gazmir ajdinaj henri cili operacion mezhgorani gazmir ajdinaj henri cili operacion mezhgorani

Sondazh

Poll