Aktualitet

Vdekja e punëtorit në guroren e Krujës, arrestohen tre persona

2 Mars 2020, 08:53 Nga DOSJA
Vdekja e punëtorit në guroren e Krujës, arrestohen tre persona

KRUJË– Tre persona kanë rënë në pranga një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në guroren e krujës, ku një punëtor humbi jetën si pasojë e shpërthimit të një mine ndërsa një tjetër u plagos. Ende nuk dihet identeti i të arrestuarve ndërkohë që mësohet se ata do të japin llogari për shpërthimin pa leje që u bë një ditë më parë në guroren e Krujës, gjë që rezultoi fatale për punëtorët. 

Gurorja ku ka ndodhur ngjarja e rëndë është në pronësi të biznesmenit Klemend Murataj, ndërsa administrohej nga prokurori Neritan Jaupaj, i cili është shoqëruar në polici një ditë më parë për të dhënë sqarime për ngjarjen. Në polici është shoqëruar edhe një tjetër punëtor që ndodhej i pranishëm.

Asllan Jaupaj ka mbetur i vdekur ndërsa një tjetër, Gani Demnushi ka mbetur i plagosur dhe rrezikon të humbasë njërin sy.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kruje tritol ne guroren e krujes vdes punetori ne kruje kruje tritol ne guroren e krujes vdes punetori ne kruje

Sondazh

Poll