Aktualitet

Arrestohen kambistët tek “Dollari”, sekuestrohen 21 mln lekë, mijëra euro e dollarë

2 Mars 2020, 09:26 Nga DOSJA
Arrestohen kambistët tek “Dollari”, sekuestrohen 21 mln

TIRANË– Shtatë persona kanë rënë në pranga pasi akuzohen për aktivitete të dyshimta pranë Bankës së Shqipërisë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, shërbimet e Komisariatit Nr. 3 dhe Forcës së Posaçme “Shqiponjat” kanë zbarkuar pranë Bankës së Shqipërisë për kontrolle masive, ku dhe kanë vënë në pranga shtatë personat me inicialet: M. H, Sh. Sh, L. J, R. F, A. Z, A. M. dhe Y. M.

Të arrestuarit ushtronin veprimtari financiare pa licencë duke bërë të mundur këmbimin e valutës, në zonën pranë Bankës së Shqipërisë, të njohur ndryshe si “Dollari”. Në kudër të këtij operacioni janë sekuestruar në total 21 milionë lekë, 23300 euro dhe 9500 dollarë.

Videoja e mëposhtme tregon pamjet nga operacioni i befasishëm që shtë zhvilluar nga policia pranë Bankës së Shqipërisë, në zonën e njohur ndryshe si “Dollari”. Në videon e publikuar nga Policia e Shtetit shihet se si efektivët kanë kontrolluar në mënyrë të imtësishme kambistët e kësaj zone.

Njoftim i policisë Tiranë

Vijojnë pa ndërprerë operacionet policore kundër informalitetit. Finalizohen dy operacione “Për goditjen e aktiviteteve të paligjshme në zonën pranë Bankës së Shqipërisë”. Procedohen penalisht 7 shtetas, për ushtrim pa licencë të veprimtarive financiare. Sekuestrohen 21 milionë lekë, 23300 euro dhe 9500 dollarë. Nga ana e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të planit të masave “Për goditjen e aktiviteteve të Paligjshme në zonën pranë Bankës së Shqipërisë“, janë organizuar shërbime të herëpashershme, së bashku me shërbimet e Komisariatit Nr. 3 dhe Forcës së Posaçme “Shqiponjat”.

Si rezultat i kontrolleve të befasishme janë realizuar dy goditje të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, duke proceduar penalisht 7 shtetas, konkretisht: M. H, Sh. Sh, L. J, R. F, A. Z, A. M. dhe Y. M.

Këta shtetas, në mënyrë të kundërligjshme, në zonën përballë Bankës së Shqipërisë, ushtronin veprimtari financiare të këmbimit valutor pa licencë. Gjatë dy operacioneve janë sekuestruar në total 21 milionë lekë, 23300 euro dhe 9500 dollarë. Kontrollet e befasishme dhe operacionet policore, për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të çdo personi qe merret me aktivitet të kundërligjshëm, kryesisht në këmbimin valutor pa licencë ose jashtë objekteve të përcaktuara nga Banka e Shqipërisë apo Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 7 persona tek dollari arrestohen 7 persona tek dollari

Sondazh

Poll