Aktualitet

Ende s’ka ardhur pranvera/ Gjatë kësaj jave do të ketë reshje, zonat që do të zbardhen nga dëbora

2 Mars 2020, 07:23 Nga DOSJA

Shqipëri- Gjatë kësaj jave do të ketë reshje dëbore dhe shiu, të cilat do të nisin ditën e martë dhe do të vijojnë deri ditën e premte. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e enjte dhe të premte do të ketë ulje temperaturash në të gjithë vendin.

Parashikimi: 
Edhe pse na pret një fillim javë me temperatura pranverore, nxitur nga era e vrullshme jugore, nuk do të jetë kështu deri në ditën e premte. Ashtu sikundër shihet në tabelën e mëposhtme, reshjet e shiut do të prekin vendin përkohësisht deri të martën pasdite. Në mbrëmje e në mesnatë vendi pritet të përfshihet nga reshje intensive, në formën e rrebesheve me rrufe. Më tej, reshjet e shiut do të rikthehen herëpashere deri ditën e premte. Përsëri në mesditën e të premtes, reshjet do të rikthehen me intensitet, kësaj here në jugperëndim të vendit. Me rënien e temperaturave sipas tabelës, në lartësitë mbi 800 m në të gjitha zonat malore, reshjet do të jenë kryesisht dëbore. Hera herës gjatë kësaj jave, parashikohet përveç erës së vrullshme dhe shtim i dallgëzimit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet parashiki i motit për javën e parë të marsit parashiki i motit për javën e parë të marsit

Sondazh

Poll