Aktualitet

Mbi 3,000 viktima nga Koronavirusi në botë/ Ulen rastet e reja në Kinë, 34 viktima në Itali, mbyllet muzeu i Luvrit në Fra

2 Mars 2020, 07:13 Nga DOSJA
Mbi 3,000 viktima nga Koronavirusi në botë/ Ulen rastet e reja në

KINË– Kanë kaluar mbi dy muaj që prej përhapjes masive të koronavirusit që ka marrë mbi 3000 jetë njerëzish në rang global, ku së fundmi Kina ka raportuar edhe 42 vdekje të reja.

Ndërsa tashmë virusi vdekjeprurës është përhapur në mbarë botën, ku edhe në Itali ka vrarë 34 njerëz, ndërsa të infektuar janë mbi 1500 të tjerë.

Më shumë se 90% e vdekjeve totale janë në Hubei, provinca kineze ku virusi u shfaq në fund të vitit të kaluar.

Por ka pasur edhe vdekje në 10 vende të tjera, përfshirë më shumë se 50 në Iran dhe në Itali.

Në të gjithë botën, ka pasur gati 90,000 raste të konfirmuara, me numrat jashtë Kinës që rriten më shpejt se brenda Kinës. Por shumica e pacientëve kanë vetëm simptoma të lehta, ka deklaruar Organizata Botërore e Shëndetit të dielën, ndërsa shkalla e vdekjes duket se është midis 2% dhe 5%. Shiko hartën e përhapjes së koronavirusit KËTU.

Në Paris mësohet se është mbyllur edhe muzeu i Luvrit për një ditë. Në Francë mësohet se janë regjistruar 130 raste të personave të infektuar me koronavirus, ndërsa 9 të tjerë janë në gjendje kritike për jetën.

Për krahasim, gripi sezonal ka një vdekshmëri mesatare prej rreth 0,1%, por është shumë infektiv, të paktën deri në 400,000 njerëz vdesin prej tij çdo vit.

Lloje të tjera të koronavirusit, të tilla si Sindroma e Rëndë Akute e frymëmarrjes (SARS) dhe Sindroma e frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS), kanë nivele shumë më të larta të vdekjes sesa Covid-19.

Burimi:  BBC 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 3000 te vdekur ne bote nga koronavirusi koronavirusi ne europe koronavirusi në kinë 3000 te vdekur ne bote nga koronavirusi koronavirusi ne europe koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll