Aktualitet

Trupi i të miturit u gjet nga fëmijët që po loznin, apeli i banorit: Shteti të rregullojë murin mbrojtës të lumit

1 Mars 2020, 14:55 Nga DOSJA
Trupi i të miturit u gjet nga fëmijët që po loznin, apeli i

TIRANË- Detaje të reja nga gjetja e trupit të pajetë të fëmijës në Shkozë. Një banor i qendrave sociale në Shkozë ka bërë apel shtetit që të marrë masat se sipas tij fatin e këtij të mituri mund ta kenë dhe shumë të tjerë, pasi muri mbrojtës i lumit është në gjendje të keqe. Banori tregon se fëmija i pajetë është gjetur fillimisht nga fëmijët e tjere të zonës, të cilët ishin duke lozur aty pranë.

“Duke loz fëmijët kanë gjetur trupin e pajetë, sapo kemi marr vesh kemi dalë. Shteti duhet të kthejë kokën nga ne dhe të na rregullojë murin mbrojtës të lumit. Pa drita na kanë lënë por të paktën të na krijojë kushtet e tjera që të shmangim rrezikun e fëmijëve”,tha banori.

Ditën e sotme u gjet trupi i pajetë i fëmijës në një përrua në Shkozë. 5-vjeçari Klodian Hashimi ishte denoncuar i zhdukur rreth dy javë më parë nga familjarët e tij.

(a.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet femija i mbytur ne shkoze klodian hashimi femija i mbytur ne shkoze klodian hashimi

Sondazh

Poll