Aktualitet

Pjesë e ‘bandës së Kakamit’’/ Policia publikon të dhënat për 3 vrasësit e rrezikshëm, njëri prej tyre pjesë e nj

1 Mars 2020, 13:51 Nga DOSJA
Pjesë e ‘bandës së Kakamit’’/ Policia publikon

TIRANË– Policia e Shtetit ka publikuar emrat e tre personave të tjerë të rrezikshëm, të shpallur në kërkim për vrasje. Publikimi i tyre vijon si objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.Të tre këta persona janë dënuar me nga 25 vite burg për vrasje. Midis tyre është edhe Dritan Rexhepi i akuzuar për kryerjen dy vrasjeve në vitin 1999 në Krujë.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tre personat e tjerë  të kërkuar për vrasje, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.

Dritan(Gramos) Rexhepi

Në datën 6 janar 1999, në Krujë, shtetasi Dritan Rexhepi ka vrarë me armë zjarri shtetasit D. K. dhe R. B. Dritan Rexhepi është dënuar me 25 vjet burg, nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”, “Plagosja e rëndë, me pasojë vdekjen” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Bledar Mneri

Në datën 30.11.2015, në Tiranë, shtetasi Bledar Mneri ka vrarë shtetasin V. B.  Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka vendosur dënimin me 25 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Gazment Nebiu

Ky shtetas ka qenë pjesëtar i bandës së armatosur “Banda e Kakamit” dhe për këtë arsye  Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Krijimi i bandës së armatosur”, “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të bandës së armatosur” (3 herë), “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të bandës së armatosur” dhe “Armëmbajtja pa leje, në kuadrin e bandës së armatosur”.|

Prej disa ditësh policia e shtetit vijon të publikojë të dhënat për personat, të cilët janë objekt i punës së Njësisë së Kërkimit. Më 23 Shkurt Policia e Shtetit ka publikuar emrat dhe fotot e tre personave të tjerë që cilët ishin shpallur në kërkim për shkak të veprave kriminale që kanë kryer. Bëhet fjalë për Aleks Totraku, Antonio Lala dhe Nexhip Rexho

(a.m/dosjas.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bledar mneri dritan rexhepi gazment nebiu objekt i punes se njesise se kerkimit policia e shtetit bledar mneri dritan rexhepi gazment nebiu objekt i punes se njesise se kerkimit policia e shtetit

Sondazh

Poll