Aktualitet

U denoncua i zhdukur 12 ditë më parë, gjendet i mbytur 5-vjeçari në Shkozë (Emri)

1 Mars 2020, 11:38 Nga DOSJA
U denoncua i zhdukur 12 ditë më parë, gjendet i mbytur

TIRANË- Gjendet një fëmijë i mbytur në përrua në Shkozë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se fëmija 5 vjeç është gjetur i mbytur në kanal, te banesat sociale në Shkozë nga banorët e zonës.

Bëhet fjalë për fëmijën Klodian Hashimi nga komuniteti rom, i cili u raportua i humbur nga familja rreth dy javë më parë. Policia është duke bërë verifikime për të zbuluar shkaqet e ngjarjes së rëndë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Më datë 01.03.2020, rreth orës 12:15, në Shkozë, në një kanal kullues në afrësi të banesave sociale dhe ngjitur me lumin e Lanës është gjetur i dekompozuar fëmija K.H, 4 vjeç, i cili ishte denoncuar nga prindërit si i humbur mbrëmjen e datës 17 shkurt 2020

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet femija i mbytur ne shkoze klodian hashimi femija i mbytur ne shkoze klodian hashimi

Sondazh

Poll