Aktualitet

“Mezhgorani“/ Shtyhet seanca në Gjykatën e Përmetit për 31 të arrestuarit, zbulohet shkaku

1 Mars 2020, 12:10 Nga DOSJA
“Mezhgorani“/ Shtyhet seanca në Gjykatën e Përmetit

Përmet-Shtyhet seanca në gjykatën e Përmetit, ku pritet të jepen masat e sigurisë për 31 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Mezhgorani“, nga i cili ra në prangat e Policisë edhe botuesi dhe pronari i UET-së, Henri Çili. Pritet që seanca të nisë pas orës 13:30 të ditës së sotme. Shkak i kësaj shtyrje është bërë lidhja e gjyqtarit Dritan Hasani me Betim Shkupin, një prej të arrestuarve, pasi ata kanë qenë shok klase. Prokurori i çështjes Asllan Bajrami ka kërkuar 30 minuta kohë dhe për të shqyrtuar nëse kemi të bëjmë me konflikt interesi apo jo.

Botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili, u arrestua gjatë operacionit “Mezhgorani”, mbrëmjen e së enjtes. Bashkë me të u arrestuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 28 persona të tjerë. Botuesi akuzohet për 6 vepra penale, ku më e rënda është ajo e ushtrimit të ndikimit tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Aliko, dy lazaratasit e dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha. Po kështu e përfshirë në dosje është edhe Marina, vajza e këngëtares Eli Fara, pasi ndihmoi dy nga të ndaluarit t’i shpëtonin policisë. Në shtëpinë e saj, policia ka ushtruar kontroll dy ditë më parë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet henri çili në gjykatë henri çili në gjykatë

Sondazh

Poll