Aktualitet

‘Mezhgorani’/ Prokuroria kërkon burg për Henri Çilin dhe të arrestuarit e tjerë, ‘arrest shtëpie’ vetëm për note

1 Mars 2020, 14:11 Nga DOSJA
‘Mezhgorani’/ Prokuroria kërkon burg për Henri

PËRMET- Prokuroria e Përmetit ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për të gjithë të arrestuarit burra në opeacionin “Mezhgorani”,  ndërsa për noteren Shpresa Gjoçaj dhe të pandehurën tjetër Kejsi Meço është kërkuar “arrest shtëpie”.

Mësohet se është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie’” për Shpresa Gjocaj dhe Kejsi Meçon, ndërkohë që i vetmi ndaj të cilit ende nuk ka një qëndrim është Betim Shkupi.

Ai do të gjykohet nga një gjyqtar tjetër teksa theksojmë se ky i fundit është personi që kishte përplasje interesi me gjyqtarin, pasi kishin qenë shokë klase.

Botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili, u arrestua gjatë operacionit “Mezhgorani”, mbrëmjen e së enjtes. Bashkë me të u arrestuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 28 persona të tjerë. Botuesi akuzohet për 6 vepra penale, ku më e rënda është ajo e ushtrimit të ndikimit tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Aliko, dy lazaratasit e dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha. Po kështu e përfshirë në dosje është edhe Marina, vajza e këngëtares Eli Fara, pasi ndihmoi dy nga të ndaluarit t’i shpëtonin policisë. Në shtëpinë e saj, policia ka ushtruar kontroll dy ditë më parë.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet henri çili në gjykatë kejsi meco operacioni mezhgorani shpresa gjocaj henri çili në gjykatë kejsi meco operacioni mezhgorani shpresa gjocaj

Sondazh

Poll