Aktualitet

Gjyqtarja Myrvete Shkreli njoftoi me SMS Henri Çilin për arrestimin, dekonspirimi natën e ndalimit solli përplasjen me proku

1 Mars 2020, 11:33 Nga DOSJA
Gjyqtarja Myrvete Shkreli njoftoi me SMS Henri Çilin për arrestimin,

Përmet- Në momentet e fundit është ndërruar gjyqtari që do të japë masat e sigurisë për 31 të arrestuarit në operacionin “Mezhgorani”, mes të cilëve edhe botuesi Henri Çili. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Myrvete Shkreli u hoq si gjyqtare e çështjes, pas përplasjes me prokurorin Asllan Bajrami. Ky i fundit ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Myrvete Shkreli, pasi dyshon se nëpërmjet mesazheve ajo ka dekonspiruar operacionin e arrestimit të Çilit. Dyshohet se gjyqtarja ka njoftuar më herët Çilin, se ndaj tij kishte një urdhër-arresti. Tashmë gjyqtari i çështjes është Dritan Hasani.

Botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili, u arrestua gjatë operacionit “Mezhgorani”, mbrëmjen e së enjtes. Bashkë me të u arrestuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 28 persona të tjerë. Botuesi akuzohet për 6 vepra penale, ku më e rënda është ajo e ushtrimit të ndikimit tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Aliko, dy lazaratasit e dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha. Po kështu e përfshirë në dosje është edhe Marina, vajza e këngëtares Eli Fara, pasi ndihmoi dy nga të ndaluarit t’i shpëtonin policisë. Në shtëpinë e saj, policia ka ushtruar kontroll dy ditë më parë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet henri cili henri çili në gjykatë arrestohet henri cili henri çili në gjykatë

Sondazh

Poll