Aktualitet

Me pranga në duar, i rrethuar nga policët/ Momentet kur Henri Çili futet në Gjykatën e Përmetit (VD)

1 Mars 2020, 11:18 Nga DOSJA
Me pranga në duar, i rrethuar nga policët/ Momentet kur Henri

Përmet- Botuesi dhe pronari i UET-së Henri Çili sapo ka dalë para togave të zeza në Përmet dhe pritet që ndaj tij të jepet masa e sigurisë.

Me pranga në duar, ai del nga furgoni i Policisë, i rrethuar nga disa efektivë dhe futet në ambinetet e gjykatës së Përmetit.

Botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili, u arrestua gjatë operacionit “Mezhgorani”, mbrëmjen e së enjtes. Bashkë me të u arrestuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 32 persona të tjerë. Botuesi akuzohet për 6 vepra penale, ku më e rënda është ajo e ushtrimit të ndikimit tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Aliko, dy lazaratasit e dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha. Po kështu e përfshirë në dosje është edhe Marina, vajza e këngëtares Eli Fara, pasi ndihmoi dy nga të ndaluarit t’i shpëtonin policisë. Në shtëpinë e saj, policia ka ushtruar kontroll dy ditë më parë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet henri cili arrestohet henri cili

Sondazh

Poll