Aktualitet

Pas rritjes së çmimit të maskave, tatimet bëjnë kontrolle ‘blic’në biznesin farmaceutik

1 Mars 2020, 13:31 Nga DOSJA
Pas rritjes së çmimit të maskave, tatimet bëjnë

Shqipëri Pas shqetësimeve të fundit të ngritura lidhur me rritjen e çmimeve të disa produkteve farmaceutike, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se ka ushtruar kontrolle pranë farmacive dhe depove farmaceutike në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Gjatë kontrollit të datës 28 dhe 29 shkurt, strukturat e hetimit tatimor, gjatë monitorimit në terren kanë kryer në total 98 verifikime ku janë konstatuar 25 shkelje.

-8 Mallra pa faturë tatimore;

-4 raste për moslëshim kuponi tatimor;

-2 raste për mosafishim liste çmimi për biznes të vogël;

-1 rast për mosafishim liste çmimi për biznes të madh;

-2 raste për referim hetimi.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në ditët në vazhdim do të vijojë me kontrollet dhe do të jetë gjithmonë në krah të biznesit të ndershëm, duke treguar zero tolerancë ndaj shkelësve të ligjit, përfundon njoftimi I tatimeve. Pas përhapjes së koronavirusit në shtetin fqinj Itali gjatë javës së kaluar, frika u shtua dhe në Shqipëri për infektimin nga virusi I ri. Shitjet e anti-bakterialeve për duart dhe të maskave u rritën ndjeshëm në farmacitë vendase, si rrjedhojë e shtimit të kërkesës. Kjo çoi dhe në një shtrenjtim të tyre, deri në 1,000 lekë, një dukuri në fakt që u konstatua dhe në Itali e Kosovë. Në Kosovë ndërhyri Autoriteti I Konkurrencës.

Marrë nga Monitor.al

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi tatimet bëjnë kontrolle ‘blic’ nëpër farmaci koronavirusi ne shqiperi tatimet bëjnë kontrolle ‘blic’ nëpër farmaci

Sondazh

Poll