Aktualitet

Vrau gruan e tij në Durrës/ Ruzhdi Tosuni lihet në qeli, 63-vjeçari me lot në sy para gjykatës: Nuk duhet të kisha mbërr

1 Mars 2020, 10:45 Nga DOSJA
Vrau gruan e tij në Durrës/ Ruzhdi Tosuni lihet në qeli,

Durrë- Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Ruzhdi Tosunin, i cili vrau pak ditë më parë gruan e tij, Hajdije Tosunin, brenda dyqanit të metrazheve. Para togave të zeza 63-vjeçari ka deklaruar se ngjarja ndodhi pas një sherri të çastit. Ai u shpreh se shkak i sherrit me gruan e tij kanë qenë borxhet që ata kishin. Autori u kërkoi falje fëmijëve për krimin e rëndë që kreu.

“Ishte një sherr i çastit, pas zënkave të vazhdueshme  për shkak të borxheve që kishim, i kërkoj falje fëmijëve të mi. Nuk duhet të kisha mbërritur këtu”, u shpreh Ruzhdi Tosuni.

Krimi i rëndë ndodhi më 26 shkurt në qytetin e Durrësit, ku Ruzhdi Tosuni, 63 vjeç, qëlloi me metrin e metrazheve disa herë në kokë, të shoqen Hajdie Tosuni, 59 vjeçe. Kjo e fundit humbi menjëherë jetën.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hajdie tosuni ruzhdi tosuni hajdie tosuni ruzhdi tosuni

Sondazh

Poll