Bota

Koronavirusi vret 29 persona në Itali, rritet dhe numri i të infektuarve

29 Shkurt 2020, 18:15 Nga DOSJA
Koronavirusi vret 29 persona në Itali, rritet dhe numri i të

ITALI- Koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzish në Itali. Mediat vendase bëjnë me dije se pasdite ka vdekur dhe personi i 29-të, i cili më herët ishte konfirmuar si i prekur nga virusi COVID-19.

Më tej shtohet se të paktën 1128 persona janë konfirmuar të infektuar nga ky virus, ndërsa bilanci po rritet nga ora në orë për shkak të kontrolleve të shumta që po kryhen dhe shumë persona konfirmohen si të prekur.

Ndërkohë në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 2920 të vdekur dhe mbi 85 mijë njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Në SHBA janë paraqitur edhe 60 rastet e para, ndërsa Italia numëron 21 të vdekur e 46 të rikuperuar nga virusi famëkeq. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar, ndërkohë që kontrollet e qytetarëve në pikat kufitare janë shtuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni frika nga koronavirusi koronavirusi ne itali frika nga koronavirusi koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll