Bota

Presidenti Thaçi: Kosova nuk guxon ta rrezikojë partneritetin me Amerikën

29 Shkurt 2020, 12:10 Nga DOSJA
Presidenti Thaçi: Kosova nuk guxon ta rrezikojë partneritetin me

PRISHTINË– Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar disa takime zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për raportet mes dy palëve.

Ndër temat kryesore që Thaçi ka zhvilluar në SHBA ka qenë edhe marrëdhënia mes Prishtinës dhe Beogradit, duke shtuar ndër të tjera se nuk mund të guxojmë të rrezikojmë partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Adresë tjetër Kosova nuk ka të sinqertë mbështetëse, përpos Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kosova duhet të ruaj dhe kultivojë këtë bashkëpunim të ngushtë.”- është shprehur Thaçi për mediat kosovare.

Kujtojmë që SHBA ka qenë gjithmonë në mbështetje të Kosovës  sa i përket  marrëdhënies që ka me Beogradin, e së fundmi për taksën në mënyrë që Serbia ta njoh si shtet.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci kosove partneriteti me shba shba hashim thaci kosove partneriteti me shba shba

Sondazh

Poll